Java (programming language)Java është një gjuhë programimi e orientuar nga objektet, e bazuar në klasa, e ideuar specifikisht për të pasur sa më pak varësi implementimi. Java tenton të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të shkruajë një herë dhe të ekzekutojë kudo ("write once, run anywhere": WORA), pra i njëjti kod ekzekutohet njëlloj në të gjitha platformat, pa pasur nevojë të një kompilimi të dytë. Programet Java kompilohen në Implementimet origjinale të kompilatorëve, makinave virtuale dhe klasave standarde të Java-s u shpërndanë nga Sun Microsystems me licensa proprietare. Në maj 2007, Sun i ri-licensoi të gjitha teknologjitë Java me licensen GNU GPL. Palë të tjera kanë zhvilluar implementime alternative të këtyre teknologjive, si përshembull GNU Compiler for Java. HistorikuJames Gosling, Mike Sheridan dhe Patrick Naughton filluan projektin e gjuhës Java në 1991. Java u ideua fillimisht për televizorët interaktivë, por ishte shumë e avancuar për industrinë televizive të kohës. Gjuha fillimisht do të quhej Oak (Pemë lisi), frymëzuar nga një pemë lisi jashtë zyrës së Gosling-ut. Më vonë, emri u ndryshua në Green (Jeshil-llik) dhe në fund fare Java, nga lloji i kafesë, të cilën krijuesit e gjuhës e kishin fixim. Gosling e projektoi gjuhën me sintaksë të ngjashme me C/C++, në mënyrë qe programuesit e tjerë ta kishin të lehtë ta përdornin. |
Portal di Ensiklopedia Dunia