Learning by doingLearning by doing (Të nxënët përmes veprimit) është një koncept teorik edukativ dhe arsimor i shpalosur nga filozofi amerikan John Dewey. Ky koncept paraqet një qasje praktike mbi të mësuarit, që do të thotë se nxënësit ose studentët duhet të bashkëveprojnë me mjedisin e tyre në mënyrë që të përshtaten, të mësojnë dhe të studiojnë. [1] Dewey e zbatoi këtë ide duke ngritur Shkollën Laboratorike të Universitetit të Çikagos. [2] Pikëpamjet e tij kanë qenë të rëndësishme në krijimin e praktikave të pedagogjisë progresive (përparimtare). Për shembull, teoria e të mësuarit nëpërmjet veprimit u miratua nga Richard DuFour dhe u aplikua për zhvillimin e komuniteteve profesionale të të mësuarit. [3]
Shih edheReferime
|
Portal di Ensiklopedia Dunia